19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Komunikimi i vështirë” i Putinit me shefin e shërbimeve sekrete (Video)

Kryesoret

“Lufta e Ftohtë” ishte atmosfera në takimin e së hënës të Këshillit të Sigurimit Rus në Kremlin, mes Putinit dhe kreut të shërbimeve sekrete.

Putin ulet vetëm dhe në distancë duke dëgjuar këshilltarët e tij të sigurisë një nga një.

Në një moment, Sergei Naryshkin merr fjalën. Ai është kreu i shërbimit të spiunazhit të Rusisë dhe konsiderohet si një nga “skifterët” e makinës qeveritare ruse, e njohur për pozicionet e saj agresive, antiperëndimore.

Biseda e mëposhtëme, plot siklet, vijoi:

– Naryshkin: Unë besoj se ne duhet t’i japim Perëndimit një shans të fundit, duke i dhënë atyre mundësinë, sa më shpejt të jetë e mundur, për të detyruar Kievin të zgjedhë Paqen dhe zbatimin e Traktatit të Minskut. Në rastin më të keq ne duhet të marrim vendimin, të .. që .. po diskutojmë sot.

– Putin : Çfarë do të thotë kjo? “Në rastin më të keq”; A sugjeroni të fillojmë negociatat?

– Nariskin: Eh , jo..

-Putin: Apo për të njohur sovranitetin? 

– Nariskin: Po… do… do…

-Putin : Fol, fol thjesht!

-Nariskin: Do të mbështes propozimin e njohjes..

-Putin:  “Unë do të mbështes” apo “Unë mbështes”? Thjesht fol Sergei.

-Nariskin: Unë e mbështes propozimin..

-Putin: Atëherë thuaj kështu: Po ose Jo.

-Nariskin: Unë mbështes propozimin për pranimin e Donetskut dhe Luganskut në Federatën Ruse.

Putin: Ne nuk po flasim për këtë, ne nuk po e diskutojmë këtë. Ne po diskutojmë nëse do ta njohim apo jo pavarësinë e tyre. Po ose Jo;  

-Nariskin: Po. Unë e mbështes propozimin për njohjen e pavarësisë së tyre.

-Putin: Faleminderit, ju mund të uleni në vendin tuaj.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit