-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëm një metër larg kasafortës, brenda tunelit që hajdutët hapën për të grabitur bankën në mes të Tiranës

Kryesoret

Kanë dalë pamjet nga brendësia e tunelit të nëndheshëm që u gërmua nga disa persona të paidentifikuar, me qëllim grabitjen e një banke.

5 Pyetjet.al ka siguruar disa foto nga tuneli i nëndheshëm, gati 200 metra, që u gërmua poshtë bulevardit “Zogu i I”.

Policia bëri të ditur se tuneli i nëndheshëm do të përdorej me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet.

Sipas uniformave blu, janë duke u kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Ndërsa deri më tani, mësohet se në tunelin e nëndheshëm janë gjetur edhe mjetet e punës me të cilat po punonin autorët, çka ka ndihmuar policinë, e cila ka mbledhur të gjitha provat dhe deklaron se është shumë afër identifikimit të tyre.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit