Debate të forta janë duke u zhvilluar në Komisionin Hetimor për inceneratorët mes anëtarit Luçiano Boçi dhe kryeministrit Edi Rama, në rolin e dëshmitarit në këtë çështje.
Para se të bënte pyetjen, Boçi kërkoi nga Rama që të jepte përgjigje konkrete për pyetjet. Por pas pyetjes së parë nisën menjëherë debatet teksa kryeministri po fliste për ndotjen në qytetin e Elbasanit, teksa tha se në vitin 2014 banorët e këtij qyteti mbyteshin nga ndotja.
Boçi ndërhyri, por kjo gjë nuk u pëlqye nga Rama, i cili tha se nuk ka lindur ende ai burrë që mund ta ndërpresë atë. “Nuk ka lindur akoma ai burrë që më ndërpret të drejtën e fjalës mua”, tha Rama.
“Burrërinë tregoje në vend tjetër, jo këtu. Po kaq të vogël e paske burrërinë ti? Këtu e mat ti?”, reagoi Boçi.