23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-“O t’u bëfsha kurban”, Rama: Isha në një cep me Lulin, me nxorën lakuriq, po ky qerosi këtu?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama pranoi sonte në komisionin hetimor se incenerator nuk ka. “Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të trajtimit të mbetjeve” tha ai.

Më pas “lufta” u zhvendos te fotografitë. Belind Këlliçi i nxori fotot e ministrit Ahmetaj me Mirel Mërtirin të aksidentit në Kumanovë disa vite më parë. Kreu i qeverisë i kërkoi që të hiqte dorë nga beteja me fotot.

Ai nuk ka qenë ministër kur është bërë. Jeta në Shqipëri është autobus unaze, pasi njihemi të gjithë, dalim kushërinj. Unë nuk bëra foto me Lulin atë natë (17 maj 2017), se ishim në një cep ulur atje. Unë nuk kam bërë foto as me Saliun. Cfarë tregojnë fotografitë?” tha Rama.

Më pas i kujtoi Këlliçit. “Mua partia jote më nxori lakuriq. Zonja Tabaku, mua partia jote më ka nxjerrë lakuriq në foto dhe kjo kultura e fotove….jemi vend i vogël”.

Gjatë debatit ndërhyri deputetja socialiste Antoneta Dhima. “O Antoneta më lër, t’u bëfsha kurban” ishte kërkesa e Ramës.

Nuk munguan batutat për “Foltoren” e Sali Berishës, pasi Jorida Tabaku u ankua për foninë. “Këtë qerosin kam 20 vite që e shoh këtu (në kuvend), socialist apo demokrat nuk e di cfarë është, ai e pranoi që është me Foltoren”.

Lëre diversionin këtu, se në komunikim dhe propagandë jeni shumë i zoti” iu përgjigj Këlliçi.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit