-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama bën “hasha” “inceneratorët”, godet Shkëlzen Berishën dhe siguron të vetët: S’u lëshoj

Kryesoret

Pronarët e inceneratorëve Stela Gugallja dhe Klodian Zoto sot janë në kërkim ndërkombëtar për aferën e impiantit të trajtimit të mbetjeve. Por a i njeh Edi Rama këta dy njerëz? Kryeministri e mohoi. Por Belind Këlliçi i tregoi një video të një aktiviteti në 2017 në Elbasan në impiantin e inceneratorit, ku e pranishme ishte edhe Gugallja.

“Nëse i njeh, të gjithë njerëzit që i ke pasur tre metra mbrapa, unë nuk e kam këtë kapacitet. Unë kam shkuar në shumë biznese, realisht ka njerëz që kam folur, ka njerëz që kanë ndenjur mbrapa” tha ai.

Rama duke iu përgjigjur Këlliçit goditi ish-kryeministrin Berisha duke komentuar disa foto të Shkëlzen Berishës, në shoqërinë e anëtarëve të klanit “Osmani” në vitin 2016.

Është njëlloj si të them, ja kush është një foto, e djalit të liderit historik me një grup trafikantësh të sapo arrestuar për kokainë edhe të ngrija mbi këtë fotografi një narrativë, dhe jemi në kushtet duke ngrënë dhe pirë. Këto historitë. Zotërinjtë nuk i njoh. Marrëdhënia ime është kjo; nuk ka rëndësi se kush është ai që ulet me mua për punë të caktuara” tha ai.

Shmangu edhe përgjegjësinë për shpalljen e tyre në kërkim. “Këta po kërkohen se prokuroria dyshon për një aferë mes tyre dhe ministrit se kanë ndarë para dhe nuk flitet për 430 milionë dhe ata si njerëz adult janë të përgjegjshëm. Unë nuk gëzohem për asnjë që përfundon pas hekurave, por ky proces që ndodh sot është i madh historik. Kemi një drejtësi që ka filluar të bëjë gjëra që nuk imagjinoheshin” tha ai.

Vendimeve u dal për zot. Unë i vendos gjoksin cdo ministri për cdo akuzë që bëhet nëse bëhet për betejën e përbashkët. Unë vendimeve u dal për zot, dal garant. Po të kthehesha pas prapë do ta mbroja Saimirin Tahirin. Ndërsa tani është cështje individuale” tha më tej ai.

Shpjegoi edhe mënyrën si i firmos dokumentet. “Firmat e mia, a e di si vihen, vijnë ato dosjet dhe vendosen bam, bam, bam. Unë nuk hyj në detaje të natyrës juridike. Kur vjen te unë ka kaluar të gjitha hallkat”.

Bashkëpunëtorët i siguroi deri në një pikë. “Unë nuk lëshoj njeri deri kur nuk më lëshon mua, në momentin që më lëshon mua dhe misionin tim dhe nga mbrapa bën punët e veta, nuk kam asnjë mëshirë unë”. Në fund kishte edhe një paralajmërim. “Bij të atyre që mund të më diskutojnë më duart nuk ka”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit