Ditën e sotme Ilir Meta ka qenë i pranishëm në qytetin e Durrësit ku ka komentuar në lidhje me situatën politike në vend.
Presidenti ka sjellë në vëmendje zgjedhjet e 6 marsit ku ka theksuar se është i bindur se qytetarët në këto bashki do të dinë dhe janë në gjendje që të zgjedhin mundësinë më të mirë për to.
“Jam i bindur që qytetarët e Durrësit dhe të 5 bashkive të tjera do të zgjedhin me vullnetin e lirë kandidatët më me integritet që ushtrojnë me përkushtim vëmendjen ndaj komunitetit. Ajo që ne duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent’, është shprehur ai.
Përmes një statusi në rrjete sociale, ambasadorja amerikane iu drejtua me një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruante ambasadorja e SHBA, pak ditë më parë.