Vetëm pushimi nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku mund ta ndalte debatin mes Ina Zhupës dhe kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për inceneratorët.
Zhupa lexoi një njoftim publik të SPAK, ndërsa më pas pyeti kryeministrin Rama, nëse nga kontratat e koncesionit është dëmtuar interesi i shtetit, a ka kryeministri përgjegjësi?
Por Rama reagoi duke thënë se Zhupa shkeli ligjin për komisionet hetimore, ndërsa e quajti atë një “recitim”. Në komisionin hetimor nuk ngrihen akuza penale. Komisioni nuk shfrytëzohet për hetimin dhe nuk mund të ushtrohet presion”, tha Rama.
Ndërkohë, pas ndërhyrjes së Zhupës, kryeministri u shpreh se nuk do t’i përgjigjet më pyetjeve të saj. Por nuk u mbyll këtu, pas ndërhyrjes së radhës të Zhupës, nisi edhe debati me tone të larta, ku nuk munguan edhe ofendimet.
Pjesë nga debati
Zhupa: Lefter Koka është në burg për dëmtim të interesave të shtetit
Rama: Je në shkelje të ligjit
Zhupa: Koka thjesht e ka nisur si projekt, pa miratimin tuaj nuk do vazhdohej. A keni përgjegjësi që keni hedhur firmën?
Rama: Po shkel ligjin se po ngre akuza penale. Më vjen keq e je vajzë e re. Mbylle ikrofonin që të flas
Zhupa: Po patjetër
Rama: SPAK nuk është Vatikani. Kujt ia ngre gishtin ti?
Zhupa: Më kthe përgjigje
Rama:Kishte bërë protestë zonja Topalli më thanë që s’jam zonja Tabaku se po të isha unë kullafera do kishte shkuar 800 milionë. Nuk është në tagrin tuaj që të dënojnë njerëz këtu. Do kishit bërë mirë që të bënit pak më shumë përpjekje të dilnit më të palagur për 430 milionë euro
Zhupa: Po ju keni një ish-ministër në burg
Rama: Kaq kisha!
Zhupa: A keni marrë dijeni se ccfarë po bëhet me koncensionet pasi Koka u arrestua?
Rama: Ju nuk keni asnjë lidhje me turpin.
Tabaku: Nuk më duket normale kjo gjuhë. Të lutem
Rama: Mos mu lut fare. Më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone të ccohet e të bëjë një recitim sikur është në një botë tjetër. Mendoj se do bëni karrierë në aty parti në shembullin e atij kryetarit vulëhumbur. Këtë karrierë do ta bësh sa të kesh atë kryetar
Tabaku: Është turp
Rama : A jeni në vete ju? Si i thoni me gisht ju jeni organizatë kriminale. Në hënë ishe deri tani? (Perqesh deputeten Zhupa). Me kë je këtu ti?
Tabaku: I kërkoj teknikës të mbyllë mikrofonin
Zhupa: Unë bëra pyetet e mia. Ky është realiteti. këtu po flasim për miliona euro dhe ju mund të thoni fare mirë…Rama: Ajo nuk mbaron dhe punon me bateri
Zhupa: Ju mund të thoni se: Unë i besoj SPAK
Rama: Shife ajo punon me bateri, fiks për Lulin. Nga anët tuaja thonë; amanet mushkat!
Zhupa: Si nuk më dhatë përgjigje?!
Rama: Ti e bëre detyrën!









