Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot në Kuvend se Sali Berisha nuk ka hallin e popullit shqiptar, por që të dalë kundër SHBA-së dhe investimeve amerikane, sikur është Skavica.
“Mbështesim qëndrimin e qartë të qeverisë shqiptarëve, për aktin e rëndë që ka ndodhur dhe që është një sulm kundër lirisë, pushtimi i sapo nisur nga Rusia. Këtu bashkohemi të gjitha bashkë për të dënuar agresionin rus ndaj territoreve të Ukrainës. Besoj të gjithë e dimë kemi edhe një minoritet shqiptar.
Ndërsa kaloj në një temë tjerët, për çështjet e hetuara nga Komisioni për trajtimin e mbetjeve, mendoj që tashmë ka detyrë të përgatisë raportin. Tani është në dinjitetin e gjithkujt të presim përgatitjen raportit…
Pra besoj që një gjë është e qartë…Ju paskeni pas hallin se si do të jetë buxheti në 2047, apo se do menaxhohet buxheti i bashkisë, Tiranë. Ju falënderoj që ju mendoni se në do të jemi sërish në pushtet në 2047. Por besoj e pamë se mbrëmë ra 430 mln…Tashmë Komisioni të hartojë raportin.
Tani kur unë çohem Saliu ikën, edhe sot bëri të njëjtën gjë. Mendoj që deputetët e vërtetë të Dibrës kanë mundësinë që sëbashku të mbajnë një qëndrim për këtë çështje. Berisha nuk ka hallin e dibranëve. Kemi firmosur një memorandum për Skavicën, Saliu se ka hallin të populli por për t’ju kundërvënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës…
Investimet amerikane në Shqipëri janë strategjike…Skavica është një projekt historik”, ndërsa shtoi: “Ky shfrytëzim i kësaj foltoreje për të sulmuar marrëveshjet e bashkëpunimit, kemi një marrëveshje me SHBA për këtë çështje.
Del një antiamerikan si Sali Berisha këtu dhe thotë; kjo nuk bën dhe populli do dalë në protestë. Kundër kujt? Kundër diçkaje që i shërben popullit. Kjo vjen dhe pas deklaratës së ambasadores së SHBA, për kandidatët që zotëria ka propozuar.
Ata janë kandidatë që zotëria kërkon të marrë një thes me vota. Saliu nuk ka nevojë për vota. Sot është një ditë solidariteti me miqtë e Ukrainës, një shtet i lirë” tha ai.