-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha sfidë Manjës: Hiq dorë nga Skavica ose hajde në debat publik me mua

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në Kuvend pati një debat me drejtuesin e Partisë Socialiste për qarkun Dibër, Ulsi Manja.

Debati ka nisur në lidhje me projektin për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

Berisha e ftoi në një debat public dhe tha se Manja do ta përmbysë Dibrën.

“Dha urdhrin për përmbytjen e Peshkopisë. Ulsi Manja po tenton t’i bëjë Dibrës atë që si ka bërë asnjë. Të ftoj të vish në debat publik me mua, të shpengoj qëndrimet rreth Sakavicës. Merr po deshe kë të duash. Kam thënë dhe them; Skavica, duhet të ndërtohet varianti i vogël, por ai që nuk përmbyt asnjë shtëpi. Si mund të bësh një akt të tillë ndaj Dibrës”, tha Berisha.

Manja ka ndërhyrë duke thënë se nuk e pranon debatin public për Skavicën me Berishën.

”E kuptoj se nga kallja e Dodës dhe Maqellara, s’mund të flasësh për Skavicën, Dibranët të njohin dhe ty dhe mua. Unë në Dibër vete çdo ditë dhe çdo javë se është vendi im. Atje vete përditë. Ti ndoshta xhelozohesh pasi Skavica është projekt jo vetëm i qeverisë shqiptare por edhe i asaj amerikane.

Në debat publik me ty për Skavicën, nuk vij. Se jam atje për t’ju shpjeguar dibranëve çdo ditë potencialet e Dibrës. Ata nuk presin prej teje, por prej kësaj qeverie që u zgjidhën me votë të lirë”, u shpreh Manja.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit