83 kilogramë e 592 gramë heroinë, është kapur dje në pikën kufitare në Hanin e Elezit. Droga është gjetur në një kamion me targa të Turqisë.
Si rrjedhojë, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, gjashtë nga ta janë kosovarë dhe një shtetas turk. Më pas janë kontrolluar edhe pesë vende të ndryshme.
Policia njofton për sekuestrimin e drogës.
“Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një minibus, një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinarë të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe vila në Brezovicë.