Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është gjetur e vdekur në Gjilan nga familjarët e saj.
Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”, teksa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë e policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, ka njoftuar Policia.