Në Donetsk janë dëgjuar shpërthime, ndërsa po ashtu shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendër të Ukrainës, Kiev, teksa Rusia po pushton Ukrainën.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka folur për këtë situatë në një intervistë në Klan Kosova:
“Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, nuk kemi pasur një konflikt me intensitet të madh sa ky sot, që ka filluar në një territor kaq të madh dhe frika është këtu që involvohet Ukraina – si paradhomë e Evropës”.
Musliu ka thënë që siç e ka paralajmëruar edhe më herët, presidenti rus Putin nuk do të ndalet me kaq.
“Putini nuk do të ndalet këtu. Ai e ka synim që ta rikthejë gjithë territorin e dikurshëm të bllokut të Lindjes. Do të ketë impakt jo vetëm në Ballkan por në tërë botën”, tha ai.