Sekretari amerikan i Bujqësisë, Tom Vilsack, tha të enjten se është “pak herët” për të parashikuar se çfarë ndikimi do të ketë sulmi rus ndaj Ukrainës në industrinë bujqësore dhe çmimet e ushqimeve për konsumatorët amerikanë. “Unë mendoj se është pak herët për të bërë parashikime dhe për të hipotezuar rreth rrethanave” tha ai.
“Nëse do të isha komisioner ose sekretar [bujqësie] në një vend evropian, ndoshta do të kisha një ndjenjë shumë të ndryshme për këtë” shtoi ai. “Unë mendoj se ne në SHBA jemi me fat. Ne kemi kapacitet të jashtëzakonshëm; ne kemi kapacitet të jashtëzakonshëm prodhues” tha ai.
Ai vuri në dukje se ndërsa është ende “shumë herët” për të parashikuar ndikimin në Evropë, “unë nuk parashikoj një rrethanë ku konsumatorët amerikanë nga ana e ushqimit do të … shohin llojin e ndikimit dhe efektit” që konsumatorët evropianë mund të provojnë.
Komentet e tij vijnë pasi shqetësimet janë rritur rreth asaj se çfarë mund të thotë një pushtim rus i Ukrainës për produktet bujqësore në mbarë botën. Rusia është eksportuesi kryesor në botë i grurit, dhe Ukraina është gjithashtu një eksportues i rëndësishëm i grurit dhe misrit.
/5pyetjet.al