Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u ka bërë thirrje shteteve tjera të vendosin sanksione ndaj Rusisë në mënyrë të menjëhershme dhe të ofrojnë mbështetje ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
Përmes një postimi në Twitter ditën e sotme ai thekson se të gjithë duhet të bëhen bashkë për ta ndalur agresionin rus tani.
“Tani për tani, Putini po e zhyt Evropën në kohën e saj më të errët që nga viti 1939. Çdo qeveri që shpreson ta zgjidhë këtë është naive. Mos përsërisni gabimet e së shkuarës. Godisni Rusinë me sanksione të rënda tani. Ndihmoni Ukrainën me mbështetje ushtarake dhe financiare. Së bashku mund t’i themi stop agresionit rus”, shkruan Kuleba në Twitter
/5pyetjet.al