-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pushtimi rus “çmend” tregjet, Shqipëria ka rezerva nafte vetëm për tre muaj

Kryesoret

Pushtimi rus i Ukrainës po shkakton një tërmet në tregjet financiare botërore, ndërsa diplomatët perëndimorë po i përgjigjen aktit të luftës së presidentit rus Vladimir Putin. Bursa e Moskës preku humbje deri në 45%. Rubla ra në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit, duke arritur në 90, dhe më pas u rikthye në terren falë ndërhyrjes së Bankës Qendrore Ruse.

Çmimet evropiane të gazit u rritën me më shumë se 30% të enjten, pasi forcat ruse nisën një pushtim të Ukrainës. Reuters analizon se pse Rusia ka kaq shumë ndikim në tregjet e gazit të Europës, madje edhe në vendet që Rusia nuk i furnizon drejtpërdrejt.

Evropa mbështetet tek Rusia për rreth 40% të gazit të saj natyror. Pjesa më e madhe vjen përmes tubacioneve duke përfshirë Yamal, i cili kalon Bjellorusinë dhe Poloninë për në Gjermani, Nord Stream 1, i cili shkon drejtpërdrejt në Gjermani dhe tubacionet përmes Ukrainës.

Një rrjet tubacionesh ndërlidhëse lidh tregjet e brendshme të gazit të Europës.

Jo të gjitha vendet marrin furnizim direkt nga Rusia, por nëse vende të tilla si Gjermania, konsumatori më i madh i gazit rus, marrin më pak nga Rusia, ata duhet ta zëvendësojnë këtë nga diku tjetër, për shembull, Norvegjia, dhe kjo ka një efekt negativ në gazin e disponueshëm për vendet e tjera.

Gjigandi rus i energjisë Gazprom tha të enjten se eksportet e gazit nëpërmjet Ukrainës janë normale dhe në përputhje me kërkesat e konsumatorëve.

Analistët presin që Rusia do të vazhdojë të furnizojë me gaz Europën, duke sjellë në vëmendje furnizimet e pandërprera ruse në Europë gjatë krizës së Krimesë në 2014/15.

# Rusia ka thënë se Nord Stream 2, i cili mund të dyfishojë kapacitetin vjetor të eksportit të gazit të Moskës në Baltik, mund të sigurojë lehtësim për tregun europian të gazit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndërpreu të mërkurën certifikimin e gazsjellësit pasi Rusia njohu zyrtarisht dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore si të pavarura.

Uashingtoni të mërkurën vendosi gjithashtu sanksione ndaj kompanisë përgjegjëse për ndërtimin e tubacionit.

Çmimet e naftës kërcyen të enjten në bursat ndërkombëtare. Treguesi referencë i naftës europiane Brent shkoi mbi 105 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014, pasi sulmi rus ndaj Ukrainës përkeqësoi shqetësimet për ndërprerjet e furnizimit global me energji.

Shqipëria ka rezerva për tre muaj

Të kontaktuar nga Monitor, aktorët e tregut thanë se Shqipëria në bazë të ligjit, ka rezerva për tre muaj. Nëse situata përshkallëzohet atëherë çmimet e naftës do të vijojnë rritjen dhe e gjithë vëmendja do të jetë se çfarë drejtimi do të marrë konflikti.

Aktualisht në tregun vendas, nafta është në nivele rekord prej 192-194 lekë. Rishikimi i fundit është bërë kur nafta në bursa tregtohet me rreth 90 dollarë për fuçi.

Importuesit pohojnë se nëse tendenca rritëse vazhdon në bursa, shtrenjtimi i mëtejshëm i karburanteve në vend është i pashmangshëm.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit