Modelja, por njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beniada Nishani, ka folur për raportin e aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë një interviste për emisionin “Pardon My French”, ajo ka komentuar çiftin duke u shprehur se Donaldi u mërzit shumë kur Trixa nuk erdhi në shtëpi.
Sipas saj, Donaldi ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe ndonjëherë kjo është e pamjaftueshme.
“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lot. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.
/5pyetjet.al