Ka ndërruar jetë një person që u aksidentua dy ditë më parë në Lipjan. Policia njoftoi se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku.
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer mashkull kosovar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Drejtuesi i automjetit si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raport.