Rusia e ka deklaruar hapur se kërkon rrëzimin e qeverisë së Kievit. Ndërkohë që Kremlini nuk mjaftohet me rrëzimin e qeverisë, por ka futur në lojë një skuadër ‘gjuetarësh’ të forcave speciale çeçene për të arrestuar ose vrarë një grup zyrtarësh të veçantë ukrainas.
Secilit ushtar i është dhënë një album i veçantë me foto dhe përshkrime të zyrtarëve ukrainas, raportoi një kanal Telegram i Moskës me lidhje me institucionin e sigurisë.
Lista është e zyrtarëve dhe oficerëve të sigurisë të dyshuar për ‘krime’ nga Komiteti Hetimor Rus, shtohet në raport. Kjo erdhi pasi presidenti i Ukrainës pranoi se ai është ‘shënjestra numër një’ për vrasësit rusë në kryeqytetin e tij, ndërsa familja e tij është ‘objektivi numër dy’ për vrasësit e Putinit.
Skuadra çeçene mendohet të jetë në një pyll ukrainas dhe dyshohet se iu dha një ‘urdhër për të vrarë’ nëse personat në listën e të kërkuarve nuk mund të ndaloheshin.
/5pyetjet.al