-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kraja “krenohet” në Itali: Si e zbuluam Rezart Taçin dhe lidhjen me mafien

Kryesoret

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja gjatë një aktiviteti në Bari në kuadër të luftës kundër krimit foli për goditjen e mafies dhe trafikut të drogës, linjave nga Amerika Latine në Europë.

“Krimi shqiptar është i shtrirë jo vetëm në Evropë, por deri në Amerikën e Jugut. Kemi vendosur kontakte me gjithë homologët në rajon dhe më gjerë. Kemi 10 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë” tha ai.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, tregoi para prokurorëve italianë edhe rastin e hetimit të tentativës për të pastruar 18 milionë euro ku i përfshirë në Shqipëri rezultoi biznesmeni Rezart Taçi, i cili vijon të jetë në arrati.

“Morëm një informacion për një transfertë parash nga Zvicra në Shqipëri nga një shtetas italian në korrik të vitit të kaluar. Pasi bëmë verifikime rezultoi se ishte një person i përfshirë në krimin e organizuar dhe mafien italiane. Pasi shkëmbyem informacionin me kolegët italianë nisen dy hetime, një në Palermo dhe një në SPAK.

Pas 3 muajsh hetime, në një ditë 3 persona u arrestuan në Itali dhe 3 në Shqipëri për pastrim parash në kuadër të grupit kriminal.

Sekuestruam 18 milionë euro në një bankë në Shqipëri që ishin të ardhura nga aktiviteti kriminal i mafies siciliane”, tha ndër të tjera Kraja.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit