-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk është recetë gatimi”, debat te inceneratorët: Në Kuvend shkohet me dy raporte

Kryesoret

Komisioni për inceneratorët sot mbylli hetimet. Kryetarja e komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane njoftoi se pas mbylljes së hetimit parlamentar do të bëhen gati raporti.

Sipas të gjitha gjasave, si gjithmonë në kuvend do të shkohet me dy raporte, pasi shumica dhe opozita kurrësesi nuk janë në një qëndrim. Kjo gjë u paralajmërua edhe në mbledhjen e sotme.

Sot kemi disa vendime për të njoftuar dhe që në 7 mars ky komision do të sjellë raportin përfundimtar. Si rregull duhet të jetë i përbashkët.

Unë nuk do ta paragjykoj që do të ketë dy të ndara, por jam e sigurt, që ato mendime që ndajmë nuk do të konvergojnë në një raport” tha Jorida Tabaku.

N/kryetarja Ermonela Felaj e akuzuar nga opozita për konflikt interesi, tha se komisioni ngatërroi hetimin parlamentar me atë penal.

Sot vetëm duhet të ishte konfirmuar mbyllja e hetimeve. Do të kemi raport për të gjitha ato që u panë dhe dëgjuan dhe u konstatuan. Një raport që do të përmbajë një analizë të plotë dhe shteruese.

Komisioni nuk ishte në performacën e plotë të një komisioni, pasi nuk e ndau hetimin parlamentar nga një hetim penal. Edhe tani duhet të flitej për përfundimin e hetimeve, por u shfrytëzua mikrofoni për të përsëritur akuza.

Trajtimi i mbetjeve nuk është recetë gatimi që të përtypet kaq lehtë dhe të zbatohet kaq lehtë. Parlamenti nuk duhet të merret me individët privatë” tha ajo. Puna e këtij komisioni kulmoi pardje me pyetjen për 10 orë të kryeministrit Edi Rama.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit