-sidi education-spot_img
25.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Bujqësia është vrarë, sot paguhet sa frëngu pulën

Kryesoret

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, përmes një video-postimi në rrjetin e saj facebook ka reagur lidhur me çmimet e shtrenja të produketeve, duke e lidhur këtë situatë me braktisjen e sektorit të bujqësisë dhe mungesën e politikës mbështetëse për fermerët dhe bujqit.

Postimi i Tabakut

Bujqësinë kanë 8 vite që e kanë vrarë ndaj sot paguajmë sa frëngu pulën për zarzavate dhe fruta!

Produktet shqiptare nuk prodhohen më si më parë, ndërsa fermerët janë lënë të mbijetojnë pa asnjë ndihmë reale,” u shpreh ajo.

Tabaku solli edhe të dhëna konkrete për rritjen e importeve, duke theksuar se në vitin 2021 importoheshin 30 mijë tonë zarzavate, ndërsa sot importet kanë arritur në 70 mijë tonë. Po ashtu, importi i frutave ka kaluar nga 60 mijë tonë në 100 mijë tonë.

Sipas saj, kjo tregon qartë se Shqipëria po zëvendëson prodhimin vendas me produkte të importuara, duke rritur varësinë nga jashtë dhe duke shtuar presionin mbi çmimet.

Produktet që sot shkojnë në tryezat e qytetarëve vijnë nga jashtë, sepse Shqipëria nuk po prodhon më,” deklaroi ajo, duke akuzuar qeverinë se ka zgjedhur të braktisë fermerin shqiptar dhe të stimulojë indirekt rritjen e çmimeve përmes politikave të gabuara fiskale dhe ekonomike.

Në përfundim, Tabaku theksoi se bujqësia ka nevojë vetëm për një mbështetje minimale për të prodhuar më shumë dhe për të garantuar çmime të përballueshme për qytetarët.

Toka shqiptare prodhon. Fshati shqiptar prodhon. Por bujqësia është në rrezik – dhe ky rrezik është transferuar tashmë në rritjen e çmimeve në tryezat e qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit