-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas UEFA-s, Rusia merr goditjen e dytë: Anulohet “Formula 1”

Kryesoret

FIA ka njoftuar se i ka hequr Rusisë të drejtën për të pritur një Grand Prix të Formula 1 për sezonin e ardhshëm. Në një deklaratë të lëshuar të premten, FIA tha se “është e pamundur të mbahet Çmimi i Madh i Rusisë në rrethanat aktuale”.

“Kampionati Botëror i FIA, Formula 1 viziton vendet në mbarë botën me një vizion pozitiv për të bashkuar njerëzit, duke bashkuar kombet” thuhet në njoftim.

“Ne po i shikojmë zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të krizës aktuale”.

Të enjten, një nga pilotët më të suksesshëm, katër herë kampioni i botës Sebastian Vettel, tha se do të refuzonte të konkurronte në garë.

Lëvizja vjen pasi organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, njoftoi se i kishte hequr qytetit rus të Shën Petersburgut të drejtën për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2022.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit