Në konferencën e jashtëzakonshme të së premtes, Kryeministri Rama bëri të ditur se një djalë i ri shqiptar është vrarë gjatë luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kryeministri Rama bëri të ditur se i riu shqiptar është gjetur i veshur me rroba ushtarake të Ukrainës. Sipas kryeministrit, i riu shqiptar jetonte prej vitesh në Ukrainë.
“Një djalë ishte vrarë si person i veshur ushtarak, i cili jetonte në Ukrainë dhe ishte i martuar apo bashkëjetonte me një shtetase ukrainase”, tha Rama.
Ndërkohë, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se ka disa dhjetëra shqiptarë në Ukrainë. Ajo shprehet se do të evakuohen 11 shqiptarë të cilët janë pjesë e misionit të OSBE-së.
“Ka një komunitet të vogël shqiptarësh në Ukrainë, disa dhjetëra. Kanë krijuar familje atje, ka dhe 11 shqiptarë të sekonduar në organizatën e OSBE-0së të cilët janë pjesë e planit të evakuimit. Do të kthehen në Shqipëri. Për pjesën tjetër të shqiptarëve kemi qenë në kontakt me një pjesë të vogël të tyre, 5-6 vetë të cilët kërkuan asistencë për të lëvizur nga Ukraina. Ka qenë e pamundur në rrugë ajrore. I kemi sugjeruar rrugë tokësore, dhe ambasadat tona janë të gatshme për t’i pritur. Janë rreth 60 shqiptarë në Ukrainë.