Prej tre ditësh Rusia nisi pushtimin, por Ukraina vijon që të rezistojë me forcë edhe pse shifrat e armatimeve mes tyre kanë një diferencë shumë të madhe në favor të Moskës.
Por ukrainasit nuk janë dorëzuar. Por një nga armët që po bën diferencën dhe që po shkakton humbje në radhët e rusëve është raketa britanike NLAW. Ushtria britanike ka furnizuar ukrainasit me këtë “bishë” anti-tank që godet pa mëshirë rusët.
“NLAW” është një sistem i përbashkët raketor antitank me rreze të shkurtër veprimi britanik dhe suedez. I projektuar për përdorim nga këmbësoria, “NLAW” mbahet me shpatull dhe nuk peshon shumë.
Aktualisht është në përdorim nga forcat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, Finlandës, Luksemburgut, Suedisë, etj. Ndërkohë që Ukraina përpos kësaj arme është duke u furnizuar edhe nga të tjera nga Perëndimi.
/5pyetjet.al