Në një kanal me ujë në Tale të Lezhës është gjetur i vdekur një 62-vjeçar.
Viktima raportohet si Vasil Çekaj dhe është dërguar në morgun e Lezhës.
Policia ka nisur hetimet ndërsa trupi i pajetë po i nënshtrohet autopsisë.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se 62-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal e për pasojë ka gjetur vdekjen
/5pyetjet.al