Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka vendosur një shtetrrethim nga ora 17:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit “për një mbrojtje më efektive të kryeqytetit dhe sigurinë e banorëve të tij”.
Ora policore do të vazhdojë deri në mëngjesin e 28 shkurtit. “Të gjithë civilët në rrugë gjatë kohës së shtetrrethimit do të konsiderohen si anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut”.
“Ju lutemi trajtojeni situatën me mirëkuptim dhe mos dilni jashtë” tha ai. Në video-mesazhin e tij të fundit të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha ukrainasve: “Ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut.
Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë”. Zelensky tha se kryeqyteti Kiev dhe qytetet kryesore rreth tij ishin ende nën kontrollin e ushtrisë.
/5pyetjet.al