Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen ilegale të rreth 35 mijë eurove. Sipas njoftimit, në Prishtinë 26 shkurt, 2022 në pikë kalimin kufitar Jarinje me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës ne bashkëpunim në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës është zhvilluar një plan operativ i koduar “Luftimi kontrabandës”. Gjatë zhvillimit të planit operativ rreth orës 16;00 është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë të cilin e drejtonte një qytetar i Republikës se Kosovës.
“Për arsye të dyshimit të bazuar dhe informatave të siguruara përmes rrugëve operative, makina në fjalë është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku i është bërë kontrolli në detaj nga zyrtarët doganorë dhe policorë. Gjatë kontrollit të veturës janë zbuluar mjete monetare të pa deklaruara në shumën prej 34.720.00€.
Dogana e Kosovës ka thënë se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle.