Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ditën e sotme ka konfirmuar se faqja zyrtare në internet ka rënë pre e sulmeve kibernetike.
“Sulmet janë duke vazhduar”, tha Peskov për TASS. ” Uebfaqja shpesh ngrin.”
Peskov është shprehur për një media ruse se sulmet kibernetike vijojnë, dhe shpesh faqja pëson kolaps.
Disa prej faqeve të institucioneve të rëndësishme ruse kanë rënë pre e sulmeve kibernetike gjatë ditëve të fundit.
Grupi i hakerëve Anonymous ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Të premten, të njëjtat faqe ruse u shfaqën jashtë linje për një kohë, por Kremlini mohoi se ishte sulmuar nga Anonymous, sipas medias shtetërore.
/5pyetjet.al