Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se shpejtësia e avancimit rus është ngadalësuar përkohësisht, me gjasë si rezultat i “vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”.
“Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat t’i rrethojnë dhe izolojnë ato”, shkruhej në Twitter.
Kapja e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, mbetet objektivi kryesor i Rusisë, shton ai.
/5pyetjet.al