Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov u shpreh se Kievi është i pajisur me armë, por ka nevojë ende për ndihma. Kushdo që ka dëshirë që të ndihmojë, ai kërkoi që të paraqitet pranë ambasadës në Tiranë.
“Ukraina është e pajisur me armë por ekziston nevoja për ndihmë, edhe për humanitare. Në ambasadë është ngritur një seli për ndihmën humanitare. Kushdo që ka kontaktuar më parë me ambasadën tani mund ta bëjë vërtet. Falenderoj shumë popullin shqiptar për mbështetjen pa kompromis”, tha Shkurov.
Nesër do të mbahet një protestë para ambasadës së Rusisë në Tiranë.
“Kam një dëshirë tu bëj thirrje grave shqiptare. Femrat kanë një fuqi të madhe dhe vendosmëria e tyre është më e fortë se cdo armë. Nëse keni zemër ju ftoj të bashkoheni me qëndrimin tonë, të dilni të protestoni.
U bëj thirrje ukrainasve që jetojnë në Shqipëri të bashkoheni për të ofruar çdo lloj ndihme. Të bashkohemi të forcohemi” ishte mesazhi i bashkëshortes së ambasadorit.
/5pyetjet.al