Ukrainasit nuk janë dorëzuar, por po luftojnë në front kundër ushtrisë ruse që është futur brenda disa qyteteve dhe beteja vijon që të jetë e fortë për Kievin.
Një i moshuar në qytetin e Melitopol, që sipas Mokës është në duart e Rusisë në një video që është publikuar në rrjetet sociale duket teksa iu kthehet ushtarëve dhe iu thotë se janë kukulla.
Grandpa is reprimanding the Russian soldiers in Melitopol like they are children.
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 26, 2022
“I’m also Russian. Don’t you have any problems in the state?” pic.twitter.com/fan9J9Me80
Ai dëgjohet të thotë në video se dhe ai është rus, por jeton në Ukrainë dhe i pyet nëse nuk kanë probleme në Rusi për t’i zgjidhur?
“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si ne Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”, thotë i moshuari.
/5pyetjet.al