Banorët e ‘5 Majit’ po protestojnë përballë kryeministrisë. Ata kanë bërë me dije për mediat se do të vazhdojnë të protestojnë edhe në ditët në vijim.
Thirrja e tij shkon për qytetarët shqiptarë që të dalin nga banesat e tyre pasi do i arrestojnë, duke shtuar se kështu i ndodhi edhe atij.
“Jemi simbolikisht këtu se e dimë se nuk është këtu. Ne na kanë përzënë nga banesa, kështu që mund të fusim dhe ata të Ukrainës aty. Ne rrimë te familjarët tanë. Ne i kemi prish rehatinë po njeriu për njeriun duhet. Sikur i kemi prish rehatinë dhe ne na e kanë prish. Kryeministri qan hallin e Ukrainës. Unë u arrestova se mbrojtja shtëpinë time, edhe vajza ime dhe disa të tjerë. Tani thirrja ime është ikni nga shtëpitë tuaja se ju arrestojnë, mua me ndodhi mendoj se do i ndodhë dhe të tjerëve. Ne do protestojmë se nuk i kemi nisur për qejfin tonë, na nxorën me dhunë, do protestojmë për të drejtat tona. Do ndjekim në mënyrë ligjore, unë kërkoj strehim, nuk kërkoj mëshirë por të drejtën time”, u shpreh banori.