Ish kryeministri Sali Berisha ishte në Shkodër, në zone e Dajçës ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie Bardh Spahin.
Ai foli për situatën e shpeshtë të përmbytjeve në këtë zonë për shkak të shkarkimeve nga digat e hidrocentraleve.
“Të zbatohet ligji, do ta detyrojmë KESH që të siguroje fondin e emergjencave për kohë përmbytjesh. Do ja krijojmë me ligj, i cili do përdoret vetëm për dëmshpërblimin nga digat,” ju ka premtuar Berisha banorëve.
Ndërkohë që nuk ka lënë pa thumbuar edhe Bashën. Ai ka kritikuar veprimin e këtij të fundit kur hodhi karrigen në fushatën elektorale në Durrës.
“Asnjë votë për Lul bravën, opozitën fallto, i cili është 100 për qind peng i dosjeve të tij. Njeri i cili si një Don Kishot kap karrigen ndërkohë që është arrë me vrime që as nuk hahet dhe as nuk mbin.” /5pyetjet.al