Sipas mediave Ukrainase, Bjellorusia është gati ti shpall luftë Ukrainës. Këtë e dëshmojnë informacionet ZN.UA, të marra nga burime diplomatike.
Në këtë mënyrë, Bjellorusia fillon një pushtim të Ukrainës me personelin e saj ushtarak.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se vendndodhjet e mundshme të uljes janë drejtimet e Kiev-it dhe Zhytomyr-it. Kjo nënkupton përdorimin e të gjitha forcave dhe mjeteve të armatosura të Bjellorusisë kundër forcave mbrojtëse të Ukrainës.
Më herët, Qendra për Strategjitë e Mbrojtjes raportoi se ekziston një probabilitet shumë i lartë që Republika e Bjellorusisë të vendosë në orët e ardhshme për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në luftën e zhvilluar nga Federata Ruse kundër Ukrainës.
Kujtojmë se më 24 shkurt, Federata Ruse pushtoi Ukrainën dhe shkaktoi një kolaps të vërtetë./5pyetje.al