-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lizz Truss: Lufta mund të zgjasë për vite, do ketë kosto të mëdha

Kryesoret

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Lizz Truss, ka theksuar se sulmi ushtarak rus në Ukrainë “mund të jetë fillimi i fundit” për presidentin Vladimir Putin.

Duke folur për programin Trevor Phillips në Sky News, Truss tha se “ne po shohim rezistencë të fortë dhe të guximshme ukrainase” dhe Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë t’i furnizojë ata me armë dhe mbështetje ekonomike”.

Ajo tha, “Putin po bën një gabim strategjik” duke pasur parasysh dëmin që sanksionet perëndimore do t’i bënin ekonomisë ruse.

Ndër të tjera ajo theksoi se ka frikë që kjo luftë mund të zvarritet për “disa vite, dhe ky konflikt mund të marrë përmasa të përgjakshme.

Kur u pyet për sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, Truss tha se ajo kishte “përpiluar një listë të goditur të oligarkëve” dhe sugjeroi se do të kishte “një program të vazhdueshëm sanksionesh”.

Lufta në Ukrainë do të shkaktojë një “kosto ekonomike” në MB, tha ajo. Por, tha ajo, populli britanik do ta kuptojë çmimin që do të paguanim nëse nuk i rezistojmë Putinit tani./5pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit