Ukrainasit pas luftimeve me ushtrinë ruse kanë arritur të marrin sërish kontrollin e Kharkiv, që është cilësuar si një nga qytetet kyçe për sa i përket luftimeve.
Lajmin e ka bërët të ditur guvernatori Oleh Synyehubov, i cili ka thënë se Kharkivi është plotësisht i ukrainasve.
“Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”.
Trupat ruse mundën të hynin brenda natës në qytet, i dyti më i madh në Ukrainë.
Pamjet e qarkulluara në mediat sociale treguan përleshje në rrugë midis trupave ukrainase dhe ruse.
Situata në terren mbetet e rrjedhshme dhe pretendimet për kontroll janë të vështira për t’u verifikuar – por civilët në terren i kanë thënë gjithashtu se Kharkiv është kthyer nën kontrollin e Ukrainës dhe se konflikti në rrugë po lehtësohet. /5pyetjet.al