Qeveria ruse, ka njoftuar se është gatshme të ulet në bisedime me qeverinë ukrainase në Bjellorusi.
Por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të ulet në bisedime me qeverinë ruse por kundërshton vendin e takimit.
Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Megjithatë, ai po e lë të hapur derën për negociata në vende të tjera.
Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime.”
“Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve.
“Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës.”
Qeveria ruse, ka njoftuar se është gatshme të ulet në bisedime me qeverinë ukrainase në Bjellorusi.
Por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të ulet në bisedime me qeverinë ruse por kundërshton vendin e takimit.
Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Megjithatë, ai po e lë të hapur derën për negociata në vende të tjera.
Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime.”
“Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve.
“Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës.”/5pyetje.al