Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia ka vendosur që pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një “luftë”.
“A është ky një konflikt apo një luftë? Ne vendosëm për këtë. Neni 19 i Konventës së Montreux është shumë i qartë. Kjo është një luftë.” tha ai
Dje Turqia tha se ende nuk kishte marrë një vendim në lidhje me mbylljen e ngushticave të saj midis Mesdheut dhe Detit të Zi për kalimin e anijeve luftarake ruse pavarësisht një pretendimi të mëparshëm nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Sipas The Guardian një zyrtar turk tha se ende nuk është marrë një vendim për të bllokuar anijet luftarake ruse në Detin e Zi. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të shkelte konventën e shteteve në Detin e Zi, që anijet luftarake mund të kthehen në porte gjatë luftës.
Pas sulmit të Rusisë, Ukraina i ka kërkuar Turqisë që të mbyllë Bosforin dhe Dardanelet për anijet ruse.
“Ne bëjmë thirrje që hapësira ajrore, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve të mbyllen. Kërkesën tonë ia kemi përcjellë palës turke. Në të njëjtën kohë, duam vendosjen e sanksioneve ndaj palës ruse”, tha ambasadori Vasyl Bodnar në Ankara. /5pyetjet.al