-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doni të bëni dasmë por buxheti nuk mjafton, Bashkia e Lazios jep 2000 euro për çiftin

Kryesoret

Tom Cruise dhe Katie Holmes (tashmë të divorcuar) patën një nga dasmat më të famshme në rajonin e Lazio-s, pasi u martuan në kështjellën Orsini-Odescalchi në Bracciano në vitin 2006. Që prej asaj kohe, shumë gjëra kanë ndryshuar, ndaj autoritetet duan të shpëtojnë sektorin e dasmave, sidomos pas pandemisë së Covid.

Nisma, e quajtur “In Lazio with love (Në Lazio me dashuri), është e hapur për italianët dhe të huajt që martohen në rajon nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2022. Çiftet mund të bëjnë kërkesat e tyre, duke siguruar maksimumi pesë fatura dhe nëse pranohen, do të marrin një rimbursim prej €2,000 për paratë e shpenzuara për shërbimet e dasmave me bazë në Lazio, duke përfshirë planifikuesit e dasmave, veshjet, ambientet, kateringun, lulet, makinën, fotografët etj.

Autoritetet kanë përcaktuar një total prej 10 milionë eurosh për nismën dhe aplikimet për rimbursim mund të bëhen deri në fund të janarit të vitit 2023, ose derisa fondi të mbarojë. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit