-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata pezullon Dukën nga detyra

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që të pezullojë nga detyra kupolën drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, që ndodhet përpara zgjedhjeve të reja, të parashikuara për në 2 mars, që gjithashtu janë pezulluar. Presidenti Armand Duka, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe zyrtarë të tjerë nuk mund të ushtrojnë asnjë detyrën. Arsyeja lidhet me përgatitjet që Duka dhe Shulku po bëjnë për organizimin e asamblesë së 2 Marsit në kundërshtim me vendimet e dhëna nga gjykata javën e kaluar.

“Vepra penale për të cilën hetohet personi nën hetim dyshohet të jetë kryer për shkak të pozitës së veçantë që ka personi nën hetim, me detyrë President i FSHF-së, ku nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve ka mundësuar apo lejuar ardhjen e pasojave të paligjshme që vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës. Personi nën hetim rezulton të ketë qenë në dijeni të paligjshmërive të sipërcituara dhe nuk ka kryer asnjë veprim me qëllim parandalimin e situatës së paligjshme të krijuar (dyshuar për këtë fazë të hetimit). Pozita e tij dhe detyra kërkon që ai të marrë masa për parandalimin e situatave të paligjshme, dhe për këtë shkak një masë e tillë do t’i shërbente hetimit por edhe do të shërbejë si shkak për të parandaluar çdo dyshim për mundësinë për të ndërhyrë në vijueshmërinë normale të provave/hetimit.

Në caktimin e masës ndaluese parashikuar nga neni 242 i KPP, gjykata ka si qëllim ndërprerjen e aktivitetit të kundërligjshëm të tij në rrethanat konkrete të çështjes, pasi ushtrimi i detyrës së të dyshuarit ka lidhje me veprimet ose mosveprimet e tij. Në këtë kontekst ka një rrezik real dhe nevojë për marrjen e një mase procedurale për të shmangur mundësinë që ka personi nën hetim, te vazhdoje aktivitetin e tij, e cila ka lidhje te drejtpërdrejte me veprimin e tij te kundërligjshëm. Nga ana tjetër plotësohet edhe kushti formal i parashikuar nga neni 241 i KPP, lidhur me kushtet e zbatimit të masave ndaluese, i cili parashikon se, masat ndaluese mund të zbatohen vetëm kur procedohet përvepra penale, për të cilat ligji cakton dënim me burgim më të lartë nëmaksimum se një vit. Vepra penale për të cilën dyshohet personi nën hetim parashikon dënim deri në shtatë vjet burgim.

Në kushte kur, sporti me ligj është parashikuar si një interes publik që tejkalon interesat private të mënyrës së organzimit të tyre në formën e OJF-së, konkludohet se edhe drejtuesit e tyre ushtrojnë një detyrë apo shërbim që i përket sferës publike. Për sa më sipër, ndaj personit nën hetim duhet të caktohet masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale. Cmohet nga gjykata qe ushtrimi i detyres per personin nen hetim Armando Duka duhet te ndalohet plotesishte duke perjashtuar veprimet administrative per kryerje pagesash ne favor te perona fizik ose juridik (paga, shlyerje kontratash e te tjera te kesaj natyre)” thuhet në argumentin e Gjykatës për kreun e FSHF.

Vendimi:

1.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

2.Pranimin e kërkesës

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

4.Rrëzimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Koço Kokëdhima,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

5.Vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6.Vendimi t’i njoftohet personave nën hetim Ardian Afrim Haçi, Ilir Ismail Shulku, Armando Enver Duka dhe Koço Theodhori Kokëdhima.

7.Kundër këtij vendimi për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankim brënda 5 (pesë)ditëve duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.

Lajmi ne perditesim….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit