Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndikuar në rritjen e çmimeve të benzinës dhe naftës.
Këtë rritje e ka ndjerë edhe Mbretëria e Bashkuar, ku çmimi mesatar i benzinës shkoi në 1.51 £ për litër, ndërsa nafta u rrit në 1.55 £ për litër.
Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar dhe ndërsa vetëm 6% e importeve në Mbretërinë e Bashkuar vijnë nga Rusia.
Ka shqetësime se sanksionet mund të kufizojnë furnizimet në mbarë botën dhe të rrisin çmimet.
/5pyetjet.al