Autoritet italiane, pas ndalimit të gazit nga Moska kanë bërë më dije, se janë në gjëndje të përballojnë ndalimin e gazit.
“Varësia strukturore dhe e lartë e Italisë nga importet e gazit, mbi 95%, është një element kritik për sigurinë e furnizimit kombëtar, i cili megjithatë garantohet nga “një kapacitet i madh dhe i larmishëm importi dhe një infrastrukture magazinimi të afta për të kompensuar sezonalitetin E kërkesës, si dhe çdo problem funksionimi të një gazsjellësi ose terminali rigazifikimi”, thuhej në raportin vjetor të inteligjencës në Parlamentin italian.
Rusia është një ndër vendet që furnizon me naftë Evropën, por një sulm i papritur ndaj Ukrainës ka sjellë sanksione nga qeveritë evropiane duke pezulluar gazsjellësin “Nord Stream 2”.
Në ditën e pestë të sulmeve, palët janë ulur për negociata. Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë./5pyetje.al