Kreyministri Edi Rama këtë të premte është takuar me homologen e tij në Itali Giorgia Meloni.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka thënë se mbështetja e Italisë ndaj Shqipëris ka qenë gjithmonë, por me Melonin në krye nuk ka pasur kaq shumë bashkëpunime mes dy vendeve fqinje.
Postimi i Ramës
Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë 🇦🇱❤️🇮🇹









