-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllen pa armëpushim bisedimet Kiev-Moskë

Kryesoret

Pas më shumë se pesë orësh kanë përfunduar negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë. Takimi u zhvillua në Bjellorusi. Armëpushim nuk ka.

Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim.

E ndërsa lufta vazhdon, diplomacia nuk është ndalur. OKB dënoi agresionin rus duke kërkuar armëpushim urgjent.

Ndërkohë që presidenti francez Macron zhvilloi një bisedë telefonike me homologët ukrainas dhe rus.

“Një marrëveshje me Ukrainën do të jetë e mundur vetëm pas “çmilitarizimit dhe denazifikimit të Kievit, kur ai të ketë marrë një status neutral”.

Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në bisedën telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Gjithashtu Vladimir Putin i kërkoi Emmanuel Macron njohjen ndërkombëtare të Krimesë si territor rus, e cila është një nga kushtet për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit