Kryeministri Edi Rama u shpreh në samitin e BERZH-it për investimet në Ballkanin Perëndimor se Shqipëria është një nga vendet më të mira për të investuar, sidomos në turizëm. Ai e cilësoi Shqipërinë si është një parajsë për investimin në turizëm.
“Më lini ta nis duke thënë se besoj fort që investimi në Shqipëri apo vendet e tjera është më shumë se të investosh në një vend, është të investosh në një rajon me një potencial të pabesueshëm të pashfrytëzuar.
Falë faktit që të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen, sa për Shqipërinë besoj që jemi në një fazë të re dhe është shumë e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë se Shqipëria është një parajsë e turizmit dhe për investimin në turizëm.
Në Ballkan kemi një shtysë të brendshme të themi, dua t’ju them që ne edhe gjatë momenteve më të këqija të pandemisë kemi parë një rritje më të dukshme të industrisë tonë të turizmit.
Jemi duke përgatitur investime masive në energji me kompani të huaja. Kemi parë një seri shtigjesh të reja që po hapen për infrastrukturën tonë e sidomos për rrjetin hekurudhor. Shpresoj që do jemi në gjendje të bëjmë më shumë” tha Rama.
/5pyetjet.al