Inteligjenca e Ukrainës ka bërë të ditur se është duke punuar për të zbuluar vendosjen e armikut dhe kjo është arsyeja që po rri e heshtur. Pothuajse çdo institucion shtetëror në Ukrainë është shumë aktiv në rrjetet sociale. Kurse Inteligjenca e vendit reagoi pas tri ditësh, me një postim për Rusinë.
“Të dashur ukrainas, na falni për heshtjen e përkohshme. Shumë punë po bëhet, nëse e keni parasysh se për çfarë e kemi fjalën…,”thuhet në postimin e tyre.
Ndërkohë që i kanë theksuar se ata janë të fokusuar në gjetjen e trupave rus në vendin e tyre dhe kanë bërë thirrje dhe për mobilizimin e qytetarëve. /5pyetjet.al