Spektakli i humorit në Abc News, “Kosherja” do të rikthehet në sezonin më të ri, por me një moderatore të re.
E zgjedhur për të prezantuar këtë sezon është pikërisht blogerja Sarah Berisha, cila fitoi zemrat e publikut gjatë rrugëtimit të saj në reality shoë-n më të komentuar të momentit “Big Brother Vip”.
Ky lajm është bërë me dije nga vetë llogaria zyrtare në “Instagram” e programit të humorit “Kosherja show”
“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon, spektakli do të ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës. Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë.” -shkruhet në postimin e pak orëve më parë.
/5pyetjet.al