Lufta në Ukrainë duhet të inkurajojë botën që të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Shefi i OKB-së tha se konflikti në Ukrainë tregon se mbështetja e vazhdueshme në lëndët djegëse fosile “e bën ekonominë globale dhe sigurinë energjetike të cenueshme ndaj goditjeve dhe krizave gjeopolitike”.
Ai shtoi se një “tranzicion i shpejtë dhe i mirë-menaxhuar te burimet e rinovueshme” është e vetmja rrugë drejt sigurisë së energjisë dhe vendeve të gjelbra që i duhen botës.
Një e katërta e importeve të naftës së Bashkimit Evropian vjen nga Rusia, së bashku me pothuajse gjysmën e gazit të saj.
Ironia se kombet evropiane po paguajnë efektivisht për luftën në Ukrainë nuk ka humbur nga liderët e kontinentit.
Paniku që veprimet e Putinit shkaktuan në tregjet e energjisë vetëm sa ka rritur fitimet që Rusia bën duke rritur çmimin që ne të gjithë paguajmë për energjinë – që është një nga arsyet që po shohim tashmë një kthesë dramatike drejt furnizimeve alternative.
/5pyetjet.al