Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës Vadim Denisenko u shpreh sot se Vladimir Putin është fshehur në një bunker në Urale.
Sipas tij, Putini fshihet sepse ka frikë nga reagimi, mes të tjerash edhe i elitës së tij.
“Putini i ka kaluar dy vitet e fundit në një bunker nga frika e kontraktimit të koronavirusit vdekjeprurës.
Tani ai ka një paranojë të re. Putini tani është paranojak që aventura e luftës në Ukrainë ka dështuar. Ai ka filluar të fshihet dhe të ketë frikë nga absolutisht gjithçka.
Putini ka pesë ditë që ndodhet në bunkerin e Uraleve” deklaroi Denisenko.
/5pyetjet.al