Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka dhe lideri historik i PD, Sali Berisha mbrëmjen e sotme zhvilluan një takim me banorët e Xhafzotajt.
Ish-kryeministri akuzoi kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hoti për lidhje me shumicën socialiste.
“Kush po ja bën fushatën, Spartak Braho, po, po, Gjushi në njërën anë, Spartaku në anën tjetër. U bëj thirrje asnjë votë kandidatit Luan Hoti” u kërkoi Berisha demokratëve.
Më pas, ai u ndal te investimi i portit të Durrësit, ku sërish akuzoi se brenda këtij projekti është Lulzim Basha.
“Një mijë euro për kokë i takonin cdo qytetari durrsak vetëm për tokën, pa marrë këtu çmimin për sipërfaqen e ndërtimit.
Arabi përpara se të zhdukej, mori për menaxher, menaxherin e kompanisë brava” tha Berisha.
/5pyetjet.al